Tirana/ Shlyhen borxhet ndaj Likës dhe Karabecit

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë/ Tirana ka shpëtuar nga një barrë e rëndë në lidhje me borxhet ndaj futbollistëve për rrogat e prapambetura. Në vitet e fundit, bardheblutë kanë vuajtur një sërë borxhesh të trashëguara nga
administrimi i bashkisë në vitet e shkuara, të cilat kanë bërë që shifra të mëdha borxhesh të akumulohen dhe të jenë barrë për klubin.

Mirëpo, së fundmi, mësohet se Bashkia e Tiranës ka paguar rreth 100 milionë lekë (të vjetër) të cilat ishin detyrime ndaj portierit Ilion Lika dhe kapitenit Erando Karabeci që prej sezonit 2011-2012.

Pas shlyerjes së borxheve, të dy këta futbollistë kanë rinovuar kontratat. Lika ka firmosur për 2 vite të tjerë, ndërsa Karabeci për 3. I pari ka nënshkruar dy javë më parë, ndërkohë
që kapiteni pritet ta bëjë në ditët e ardhshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.