Tirana shpallet kampion

0
SHPËRNDAJE

13445596_616528851846109_3517766066327981727_nTirana është kampione e Shqipërisë në futbollin e sallave. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 4-3 përballë Ali Demit në finalen e luajtur në Pallatin e Sportit, “Asllan Rusi”.

Sfida për titull ishte një duel spektakolar dhe emocionues deri në fund, me kthim të vazhdueshëm rezultati. Tirana zhbllokoi shifrat me golin e shpejt të Çelës, në minutën e 2-të. Ali Demi barazoi me Koçirajn, por sërish Çela kaloi në avantazh bardheblutë.

Ali Demi krijoi përshtypjen e një përmbysje të madhe me rrjetat e Kaca-s dhe Rukovci-t, por në të 30-ën, Selmani barazoi shifrat në 3-3.

Goli i fitores për Tiranën u realizua nga Sina në minutën e 40-të të sfidës.  Kaq mjaftoi, me bardheblutë e teknikut Angoni që festuan titullin dhe tashmë nisin përgatitjet për “UEFA Futsal Cup”, Champions League-n e futbollit të sallave/ supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.