Tirana shpëton mirë, i’a hedh paq ndaj Bylisit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/Tirana-Bylis 0-0
Tirana:
Frashëri, Smajli, Karan, Muça, Gërçaliu (Hoxhallari 67′), Karabeci, Bulku, Lika (Kadriu 67′) , Bakaj, Vucaj (Kërçiku 84′), Gilberto. Trajner: Shkëlqim Muça

Bylis: Mushica, Diakite, Basriu (Simiç 76′), Haliti, Adenkule, Peposhi, Mbella (Hyshmeri 83’), Gava, Hoxhaj, Papa (Muçaj 82′), Pepa. Trajner: Agim Canaj

Gjyqtar: Remzi Sadiku

Karton i verdhë: Peposhi  Simiç

Tirana ndalet nga Bylisi në “Qemal Stafa”, duke humbur tjetër terren kundrejt kreut të renditjes. Ia del të marrë një pikë të çmueshme, Bylisi, krejt i tjetërsuar nga javët e para. Megjithëse ndeshja dominohet nga bardheblutë ne mbajtjen e topit, por rastet mungojne. Bylisi ka kerkuar të kundërsulmojë por s’e ka forcen e duhur ne sulm per te befasuar Tiranen. Raste ne fillim. Bylis nga e majta Peposhi sherben per Papen ne shtyllen e dyte qe 3 metra larg portes godet shume larte mbi tra. Pergjigjet Tirana me ane te Vucajt qe pas nje dalje te gabuar te Mushices godet me kokë ne tranversë.
image
Pjesa e dytë

Fillon pjesa e dyte ndalet loja se Bulku ka harruar shiritin e kapitenit. Më pas gjithçka vazhdon më sulme të vazhdushme në të dyja portat. Ndonëse duket se janë ballshiotët ata të cilët zbresin më rrezikshëm. E madje në një rast, vetëm ndërhyrja me kokë në vijë fatale e mbrojtësit serb Karan shpëtoi bardheblutë nga pësimi i një goli të sigurtë. Me kalimin e minutave, Tirana mundohet të krijojë diçka më shumë në sulm, por nuk është fare e rrezikshme, pavarësisht edhe zëvendësimeve të bëra nga Muça me heqjen e Likës dhe Vucajt, duke futur të riun Kadriu dhe Kërçikun. Pa harruar edhe polemikat e bëra publikisht nga Gërxhalliu e Lika për zëvendësimet që pësuan. Më konkret vazhdon të shfaqet Bylis, që mbrohet mirë dhe mundohet të befasojë me kundërsulme të shpejtë. Si përfundim, as gjashtë minutat shtesë nuk sjellin asgjë të re. Tirana nuk merr më shumë se një pikë, ndërsa miqtë nga Ballshi i gëzohen faktit që nuk dolën duarbosh nga një transfertë e vështirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.