Tirana shpreson tek përmbysja. Fton tifozët…

0
SHPËRNDAJE


Tirana nuk zmbrapset për të arritur kualifikimin në turin e dytë të Europa Ligës, edhe pse përballë ka Makabin e Tel Avivit, apo pse në ndeshjen e parë është mundur 2-0.

Për këtë ata i bëjnë thirrje tifozëve për të qenë në krah të ekipit në këtë përballje që Tiranëa e luan ditën e enjte.

“Ndeshja e kthimit për turin e parë të Europa Ligës, Tirana – Makabi Tel Aviv, do të luhet ditën e enjte, ora 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 2-0 për skuadrën izraelite. Bardheblutë në këtë takim do të kërkojnë të përmbysin disavantazhin për të prekur kualifikimin. Skuadra ka nevojë për mbështetje. Të gjithë bashkë #forcatirona”, shkruhet në faqen zyrtare të Tiranës në “Facebook”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.