Tirana shtyn sfidën ndaj Kukësit

0
SHPËRNDAJE

tirana

Kalendari i Kategorisë Superiore për javën e 27-të ka pësuar një ndryshim, teksa sfida mes Tiranës e Kukësit nuk do të luhet ditën e shtunë, por të dielën.

Shkak për këtë është bërë një kërkesë e Tiranës e cila dëshiron ta luajë këtë ndeshje nën dritën e prozhektorëve.

Nuk dihet ende se përse kjo gjë nuk ishte e mudnur të shtunën, ndaj dhe është spostuar ndeshja për të dielën kur do të zhvillohen katër sfida të kësaj jave, tre prej të cilave në orën 17:00.

Kategoria Superiore, Java e 27-të

E shtunë, më 19 mars
Tërbuni – Laçi (Stadiumi “Ismail Xhemali”, ora 14:00)

E diel, më 20 mars
Bylisi – Vllaznia (Stadiumi “Adush Muçaj”, ora 14:00)
Teuta – Partizani (Stadiumi “Niko Dovana”, ora 17:00)
Skënderbeu – Flamurtari (Stadiumi “Skënderbeu”, ora 17:00)
Tirana – Kukësi (Stadiumi “Selman Stërmasi”, ora 17:00)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.