Tirana – Skënderbeu 0-1/ Skënderbeu tregon forcën dhe rimerr kreun

0
SHPËRNDAJE

Tirana – Skënderbeu 1-0

Shënues: Salihi 85′

Tirana: Ed, Bakaj, Smajli, Teqja, Muça, Hoxhallari, Karabeci, Malaj, Vucaj, Lika, El. Balaj, Fukui. Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Orelesi, Lilaj, Progni, Latifi, Xhejms, Salihi. Trajner: Mirel Josa


 

imageSuperiorja/ Skënderbeu ka reaguar mjaft mirë pas dy humbjeve rradhazi teksa tashmë rikthehet të marrë i vetëm komandën e renditjes pas disa orësh të kaluar në vendin e dytë. Pas fitores së Partizanit në Kukës, skuadra korçare u kundërpërgjigj mjaft mirë teksa arriti të mposhtë Tiranën në “Selman Stermasi” duke rimarrë vendin e parë në klasifikim me 2 pikë diferencë nga ndjekësit e kuq. Ka qenë një ndeshje tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, e cila u ndikua shumë edhe nga terreni i rënduar si pasojë e reshje të shumta të shiut që ranë ditën e sotme. imageBardheblutë e Ilir Dajës kanë qenë më kërkues në këtë takim, madje kanë arritur të gjejnë edhe rrugën e rrjetës, por goli i tyre u anullua nga arbitri kryesor. Tirana ishte e pafat teksa arriti të godasë edhe traversën në pjesën dytë, por pa mundur të shënojë. Skënderbeu deri në minutën e 60′ në “gjumë” hedh n fushë Plakun, teksa më pas loja sulmuese fillon të gjallërohet teksa korçarët shohin drejt portës së Bakajt. Me kalimin minutave trajneri Josa hedh në fushë edhe Bledi Shkëmbin, teksa Skënderbeu merr kontrollin e lojës.image Atëhere kur nuk pritej do të vinte edhe goli i fitores për kampionët. Hamdi Salihi në minutën e 85′ do të shënonte golin e vetëm të ndeshjes duke i dhënë 3 pikët e arta Skënderbeut që tashmë ngjitet i pari në renditje, duke u afruar akoma më shumë me titullin.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.