Tirana-Skënderbeu, kur “borxhi” duhet larë

0
SHPËRNDAJE

Kryendeshja e javës së 31-të  do të jetë padyshim ajo e “Selman Stërmasit” midis Tiranës dhe Skënderbeut. Por mediat në orët e fundit kanë bërë të ditur faktin se tifozët në rrjete sociale kërkojnë që tu hapet porta Skënderbeut, kjo për vetë faktin se sipas tyre në rivalitet për titullin është rivali historik i bardhebluve, Partizani.

Nëse rikthehemi vetëm 3 sezone më parë do të kujtojmë se Tirana ndodhej në fundin e tabelës dhe rrezikonte seriozisht rënien nga Kategoria Superiore. Ishte një fitore në Korcë e shumëdiskutuar për tolerim nga tifozët kuqebardhë, e cila i forcoi pozitat skuadrës së Tiranës që arriti në fund të mbijetojë.

Por raportet midis dy tifozerive, atyre të Korcës dhe bardheblu nuk janë miqësore. Kujtojmë këtu finalen e Superkupës dhe futjen në fushë të tifozëve kuqebardhë, madje duke qëlluar edhe me gurë lojtarët bardheblu. Asokohe skuadra e drejtuar nga spanjolli Rubio fitoi këtë trofe.

Ndërkohë që përplasje ka pasur edhe në kryeqytet midis dy tifozerive, ndërkohë që ka patur raste ku tifozët bardheblu kanë udhëtuar të shoqëruar nga forcat speciale në Korcë.

Nuk mund të thuhet se është raporti midis tifozerive që imponon dicka të tillë. Por sigurisht borxhi lahet me borxh, e këtë favor që përflitet që i është bërë më parë Tiranës nga Skënderbeu për të qendruar në Superligë, duket se ka ardhur koha që të shpërblehet, apo borxhi të kthehet në një farë mënyre.

Duke mos e pranuar askush haptazi, mbase edhe vetë tifozët bardheblu e pranojnë në heshtje dhe kërkojnë në një farë mënyrë t’ja kthejnë borxhin për të mos qëndruar debitor ndaj kuqebardhëve.

Por klubi sigurisht ka objektivat e tij. Mospjesëmarrja në Kupat e Europës do të ishte një dështim i madh i investimeve të mëdha që janë bërë tek bardheblutë. Të shohim dhe mos paragjykojmë këtë takim, le të shpresojmë se do të fitojë futbolli, të paktën kësaj here…

Por një gjë është e cuditshme: Sa shpejt u harrua ndeshja e kaluar! Sa shpejtë u harruar penalltia e famshme e Gilman Likës?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.