Tirana sqaron largimin e Emerun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13782154_1729209537335161_4510416147534326129_n

Deklara e klubit të Tiranës për largimin e sulmuesit Emeka Emerun:

“Sulmuesi nigerian Emeka Emerun ka mbyllur sot përfundimisht aventurën pak ditore me Tiranën. Lojtari u afrua javën e shkuar në Zlatibor dhe iu kërkua të zhvillonte një provë disa ditore për të parë formën e tij. Sulmuesi nuk pranoi të provohej dhe përfundimisht ka mbyllur sot aventurën, ndërkohë që një ditë më parë është larguar nga hoteli. Emerun kërkoi të firmoste kontratën menjëherë por stafi teknik ka kërkuar të mos nxitoj për të shmangur gabimet e mundshme. Të gjithë lojtarët që do të afrohen do të duhet të kalojnë testet e nevojshme për të nënshkruar më pas. Përjashtim do të bëjnë vetëm futbollistët e konfirmuar. Klubi po punon për të afruar lojtarë cilësorë. Brenda pak ditëve ekipi do të kompletohet me disa përforcime të nevojshme”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.