Tirana teston veten pas dy ditësh, të hënën drejt Mavrovës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tiranaTestPas rreth 10 ditësh nga nisja e stërvitjes nën drejtimin e trajnerit Muça, Tirana ka vendosur të testojë veten për herë të parë, me ndeshjen e parë miqesore të programuar të enjten, ora 18:00. Përballë do të ketë skuadrën e Bylisit, i rikthyer në Kategorinë Superiore. Miqësorja do të luhet në kompleksin stervitor “Skënder Halili”, aty ku bardheblutë bëjnë stërvitjen. Ndonëse ka bërë deri tani plot 5 përforcime, skuadra e Muçës ende nuk është e kompletuar, megjithëse me grupin janë bashkuar edhe Taku e Sorra. Por mesfushori nuk duket se ka vendosur ende nëse do të qëndrojë përfundimisht, pasi ashtu siç pati deklaruar përpara disa kohësh për “Minuta90.com”, kërkon të emigrojë në SHBA për t’u bashkuar me të fejuarën.
Ndërkohë, sipas programit, bardheblutë do të mbyllin edhe këtë javë me stërvitje në “Skënder Halili” dhe duke nisur nga e hëna e javës tjetër, do të marrin rrugën drejt Mavrovës, aty ku është programuar vijimi i fazës përgatitore verore. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe pritet t’i jepet dora e fundit edhe përforcimit të skuadrës, teksa nevojat më të mëdha mbeten në repartin e sulmit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.