Tirana u rikthehet fitoreve, me gola spektakël

0
SHPËRNDAJE

tirTirana – Kamza 3-0
Golat: Malaj 28′, Gerxhalliu 44′, Lika 46’/Ymeri 80′
Formacioni i Tiranës: Frasheri, Bulku, Pashaj, Gerxhaliu, Smajli, Sefa, Teqja, Malaj, Hoxhallari, Lika, Fukui. Trajner: Shkelqim Muca.
U aktivizuan: Caka, Kavdanski, Domgjoni, Nuriu, Peci, Mumajesi, Sorra, Sallaku.

I është rikthyer fitoreve Tirana, që ka mposhtur pastër 3-1 Kamzën, në miqësoren e luajtur në fushën e “Skënder Halilit”. Skuadrës së Muçës i ka mjaftuar një pjesë loje, teksa si fillim ka qenë kosovari Malaj, i cili kaloi bardheblutë në avantazhj me një devijim brenda zonës. Ndërsa rreth çerek ore më vonë ishte Gërxhaliu, që gjeti golin e parë me 24 herë kampionët e Shqipërisë, përme një veprimi spektakolar. Ndërsa Lika ka volusur gjithçka, duke merituar duartrokitjet e tifozëve të pranioshëm. Në pjesën e dytë pati hapësirë për të gjithe lojtarët që kanë qenë te gatshëm për trajnerin Shkëlqim Muça. Ndërkohë që ka pasur vend edhe për golin e nderit të miqve. Pas humbjes në fundjavën e kaluar ndaj Vllaznimit, kjo ishte një autokritikë e mirë për bardheblutë, që tashmë po gjatë kësaj jave kanë programuar edhe një tjetër miqësore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.