Tirana, vazhdojnë problemet me lojtarët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Jetmir Sefa
Jetmir Sefa

Superiorja/ Duket se problemet nuk e kanë të lehtë të largohen nga ekipi i Tiranës, klub në të cilin janë ulur këmbëkryq. Pas bllokimit të lojtarëve Gilberto dhe Smajli nga klubi i Flamurtarit, lajm ky i cili u zbulua nga sajti ynë “minuta90.com”, tashmë duket se trajneri Muça do t’i duhet të bëjë llogaritë edhe pa dy lojtarë të tjerë në këtë fillim sezoni. Duket se i njëjti problem mund të dalë edhe me dy lojtarët Olsi Teqja dhe Jetmir Sefa, të cilët duket se kanë ende “borxhe” të pashlyera me ekipin e Bylis ku jane aktivizuar disa sezone më parë.

Olsi Teqja
Olsi Teqja

Klubi ballshiot mesa duket do të kërkojë bllokimin e dy ish-lojtarëve të vet që tashmë janë pjesë e ekipit bardheblu. Tirana do t’a nisë me mjaft probleme këtë sezon të ri, teksa duhet të përballet me mungesën e 4 titullarëve qysh në ndeshjen e parë të Superligës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.