Tirana vijon përgatitjet, ndaj Partizanit rikthehen dy lojtarë

0
SHPËRNDAJE

image

Sot janë zhvilluar dhe përgatitjet e klubit të Tiranës në lidhje me ndeshjen e ditës së premte me Partizanin që do të zhvillohet në “Qemal Stafa”. Ajo çka të bie në sy këtë herë është se bardheblutë kanë analizuar një analizë filmike në ndeshjen e fundit që kanë bërë në “Selman Stermasi”. Tranjeri Ilir Daja ka dhënë dhe këshillat duke dashur të përmirësojë frymën e grupit në takimin e radhës.

Stërvitjen e pasdites e kane zhvilluar në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Tirana këtë herë do të ketë dhe mungesa ku vihen re lojtarët Bulku dhe Muca, të cilët janë të dëmtuar. Dorian Kerciku ka rekuperuar në kohë rekord problemin në kavilje, ndërkohë që Elis Bakaj dhe Vucaj janë duke marrë ngarkesë të plotë për të rifituar formën. Kjo stërvitje ka bërë të pranishëm dhe një pjesë tifozësh që kanë ndjekur stërvitjen e lojtarëve të zemrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.