Tirana – Vllaznia 1-0 / Super Bakaj i jep fitoren bardhebluve

0
SHPËRNDAJE

Tirana – Vllaznia 1-0

Tirana: Ed.Bakaj, Kërçiku, Teqja, Gërçalliu, Hoxhallari, Karabeci, Malaj, Vucaj, Peçi, Fukui, El.Bakaj.  Trajner: Ilir Daja

Vllaznia: Selimaj, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Bardulla, Tafili, Vecaj, Kalaja, Dibra. Trajner: Armando Cungu


imageSuperiorja/ Edhe pse ka dal nga objektivat, skuadra e Tiranës respekton kampionatin. Bardheblutë mposhtën 1-0 në “Selman Stermasi” Vllazninë, teksa kjo e fundit arriti të sigurojë edhe mbijetesën pavarësisht humbjes. Të dyja skuadrat vinin me disa mungesa tepër të rëndësishme kur i mungonin titullarë. Një përballje jo në nivelin e duhur, por që u vendos nga një perlë e Elis Bakajt në minutën e 50′ të ndeshjes. Sulmuesi bardheblu shënoi një super gol nga një goditje në hyrje të zonës duke bërë që Tirana të marrë një fitore të merituar në këtë përballje. Ndërkohë Vllaznia feston edhe pas humbjes teksa siguroi mbijetesën e dëshiruar këtë vit. Tirana mbetet në vendin e pestë, teksa Vllaznia mban vendin e 6 në renditje tashmë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.