Tirana zbulon tre afrikanët e afruar

0
SHPËRNDAJE

ifeanyi_ede_enyimba_new_3Klubii Tiranës ka afruar edhe tre lojtarë të tjerë afrikanë dhe këtë e ka lajmëruar me anë të këtij postimi në facebook:

“Sot kanë mbërritur në Shqipëri tre përforcimet e radhës që klubi ka projektuar për skuadrën e sezonit të ri. Tre fubollistë shumë cilësor nga Afrika janë akomoduar sot në Tiranë. Sulmuesi i Kombëtares së Nigerisë Ifeyani Edeh është përforcimi për sulmin. Stafi teknik ka ndjekur 25-vjeçarin dhe ka dhënë miratimin për afrimin e tij. Edeh ka luajtur sezonin e fundit për skuadrën e Enyimbas në kampionatin vendas. Ai ka të gjithë karakteristikat e nevojshme për t’i shërbyer ekipit në repartin ofensiv. Veç tij, kanë mbërritur dy futbollistë nga Kongo të cilët janë gjithashtu pjesë e ekipit përfaqësues të Kongos. Ndockyt Merveille dhe Moises Nkounkou janë dy lojtarët kongolez që nesër së bashku me sulmuesin nigerian Edeh do t’i bashkohen skuadrës në stërvitje. Dy futbollistët nga Kongo luajnë si mesfushorë dhe janë lojtarë të rinj në moshë por shumë premtues. Merveille është 18 vjeç ndërsa Nkounkou është 20 vjeç. Afrimi i tre lojtarëve në ditën e sotme vlen dhe si një dhuratë për të gjithë tifozët në ditëlindjen e 96 të KF Tiranës”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.