Tiranë ndryshe, ja ç’bën Josa

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14882301_1776897739233007_3858276326746426983_o

Tirana siç dihet ka një trajneri të ri, dhe ndryshimet janë normale, pasi çdo teknik ka pikëpamjet e tij.

Josa po mendon për formacion që do të zbresë në fushë ndaj Teutës, dhe në krahasim me ndeshjet e tjera priten ndryshime.

Në seancën e djeshme stërvitore, tekniku bëri disa lëvizje, duke hedhur në fushë si mbrojtës të djathtë Romuald Ntsitsigui.

Pjesa tjetër e prapavijës nuk ndryshon, ndërsa në mesfushë kalon Taku, i cili do të luajë në krah, ashtu si Muzaka. Qendra i besohet kapitenit Karabeci dhe Asion Dajës.

Në sulm luan Cise, dhe në mbështetje të tijë do të jetë Ndockyt. Një dilemë e teknikut është skema: do të luhet me 4-4-1-1 apo 4-3-3, por edhe kjo pritet të marrë zgjidhje. /minuta90.com/

Formacioni i mundshëm: I. Lika, Ntsitsigui, Muça, Teqja, Hoxhallari, Taku, Karabeci, Daja, Muzaka, Ndockyt, Cisse Tr: Mirel Josa

S'KA KOMENTE

Comments are closed.