“Tirona Fanatics” bojkotojnë edhe derbin ndaj Partizanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tirana do të luajë ditën e hënë derbin ndaj Partizanit, por këtë radhë do të jetë një gjë krejt tjetër. Skuadra bardheblu nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve më të zjarrtë të tyre, siç janë grupimi “Tirona Fanatics”.

Ky grupim ka vendosur që të bojkotojë edhe ndeshjen derbi ndaj rivalëve të Partizanit, duke vazhduar me qëndrimin e tyre të cilin e morën kur u vendos që Partizani të luajë në “Selman Stërmasi”. Përmes një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, ata deklaruan se po organizohen për ta parë ndeshjen te zona e quajtur “Xhomlliku”.

Më poshtë, ështe edhe postimi i plotë i tyre. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.