Tirona Fanatics do largimin e presidentit Halili: Nuk mund të bëhemi kurrsesi histori e përdhosjes së klubit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tifozët e Tiranës konfirmojnë bojkotin. Pasi munguan në ndeshjet me Kukësin dhe Laçin, ata nuk kanë plan që të rikthehen në stadium.

Kushti i tyre është i prerë: nuk do të shkelin në stadium derisa të largohet Refik Halili nga drejtimi i Tiranës. Ky është vendimi i marrë prej “Tirona Fanatics”, të cilin e kanë komunikuar dje në faqen e tyre zyrtare në Facebook, por edhe në një komunikim të shkurtër me minuta90.com.

Kriza e nisur që pas marrëveshjes që klubi bëri me rivalin e përjetshëm, Partizani për “Selman Stërmasi” nuk do të marrë fund edhe aq lehtë. Grupimi i shpall “luftë” presidenit të bardhebluve, Refik Halili të cilin e cilësojnë si shkaktarin kryesor për arritjen e atij akordi.

Tifozët njoftojnë se nuk kanë kurrsesi në plan që të bëhen pjesë e kësaj maskarade, ndërsa sqarojnë se nuk mund të shkelin mbi vlerat dhe moralin e historisë që klubi i 24 herë kampion mbart. Apeli i vazhdueshëm i bëri nga trajneri Mirel Josa për “paqe” mes klubit dhe tifozëve duket se nuk ka mjaftuar për të zbutur gjakrat.

“Tirona Fanatics” e kanë ndarë mendjen, madje prej kohësh vetë presidentin Halili e cilësojnë si një “ish”. Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta që skuadra po kalon prej borxheve, apo dhe rezultat e dobëta, tashmë Tirana duhet që të bëjë edhe pa lojtarin e 12-të.

Vetë drejtuesit, por edhe lojtarët e kanë cilësuar tifozërinë si “armën” e tyre më të fortë. Megjithatë, edhe në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, vendi ku qëndronin tifozët e tyre të zjarrtë do të qëndrojë bosh.

Nga ana e klubit, por edhe presidentin Refik Halili ka vetëm heshtje, teksa ky i fundit u kontaktua edhe nga minuta90.com por nuk pranoi të prononcohej. Pas kushtit të tifozëve, askush nuk ka reaguar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.