“Tirona Fanatics” kërkojnë dorëheqjen e Halilit

0
SHPËRNDAJE


Tifozet e Tiranës pasi kanë bojkotuar skuadrën në ndeshjen e Kupes me Kukesin dhe në ate te kampionatit me Laçin, nëpërmjet një deklarate në faqen e “Facebook”, benë të ditur se në shenjë proteste ndaj vendimit për lejimin e Partizanit të luajë në stadiumin Selman Stërmasi nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjet e Tiranës deri në largimin e presidentit Halili. Më poshtë deklarata e tifo-grupit bardheblu:

“Ne ndeshjen me Kukesin dhe me pas ne ate per kampionat me Lacin, Tirona Fanatics nuk ishin ne stadium. Kjo si nje shenje proteste ndaj amatorizmit te turpshem te Klubit, me ne krye ish presidentin. E kemi te pamundur te shkelim mbi vlerat dhe moralin, qe me fanatizem e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojme dhe nuk mund te behemi pjese kurrsesi e perdhosjes se historise te Sport Klub Tirones. Prandaj Tirona Fanatics, duke u bazuar edhe ne opinionin e gjithe komunitetit bardheblu kane vendosur te mos jene me pjese e stadiumeve, deri ne largimin e ish-presidentit.

Ftojme te gjithe tifozet e Tirones te na bashkangjiten, per te mos u bere pjese e kesaj maskarade.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.