“Tirona Fanatics” kundër FSHF për masat e ndeshjeve

0
SHPËRNDAJE

Gupimi i ultrasve të ekipit të Tiranës, të njohur ndryshe si “Tirona Fanatics” kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me kushtet që FSHF ka vënë mbi pjesëmarrjen në ndeshjen e Kombëtares Shqiptare në ndeshjen ndaj Portugalisë. Ata kanë bërë një deklaratë në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social Facebook. Ja deklrata e tyre e plotë:

“Me datë 7 të këtij muaji ekipi përfaqesues Kombëtar i futbollit do të zhvilloje një ndeshje me rëndësi të madhe ndaj Portugalisë. Disa ditë më parë në këtë faqe u njoftua se Tirona Fanatics do të ishin të pranishëm në Elbasan Arena, ashtu si përherë kemi qënë në krah të Kombëtares. Por fatkeqsisht kjo nuk mund të ndodhë! Shkak për këtë janë bërë masat e reja të FSHF-së. Vazhdimisht Federata ka treguar paaftësie dhe mungesë serioziteti në organizmin e ndeshje e ndërkombëtare.”

“Paaftësi dhe mungeseë serioziteti që jane munduar t’a fshehin me anë të ndryshimeve të shpeshta në rregulloren për tifozet. Shitja fantazëm e biletave, moslejimi i monedhave per t’u futur në stadium (nderkohë që kusuri brënda kthehet po në monedha), ndalimi i futjes së çelësave të makinës apo të shtëpisë dhe tani edhe biletat e personalizuara kanë qënë vetëm disa prej shpikjeve. Por ndërsa për të tjerat kemi mbyllur një sy, duke i justifikuar për hir të dashamirësisë ndaj ekipit Kombëtar, për këtë të fundit kjo nuk mund të ndodhë.”

“Biletat e personalizuara me emër e mbiemër nëto, sikur tëishin bileta avioni, bien në kundërshtim kryeképut me mentalitetin ‘Ultras’. Prej 10 vjetësh ne, të gjithë bashke, i jemi dedikuar kësaj rruge dhe e kemi pasqyruar këtë në veprimet tona kudo në Shqipëri, por edhe jashtë. Çdo paraqitje e Tirona Fanatics ka qënë brënda rregullave tëbotes Ultra’ dhe për pasojë, me gjithë dëshiren e madhe për të qënë lojtari i 12-të i Përfaqësueses, nuk mund të shkelim mbi atë që ne e konsiderojme të shenjtë.”

“Ndjejmë se duhet t’i kerkojmë ndjesë së pari çdo anëtari, që planifikonte të ishte në Elbasan nën banerin e Fanatics. Së dyti i kerkojmë ndjesë ekipit Përfaqësues, që jemi të detyruar të mungojmë në një sfidë kaq deçizive fhe kjo, jo për fajin tonë. Megjithate, të sigurtë se çunat e Kombëtares do tëjapin maksimumin, i urojmë me plot zemër fitore Shqiperisë.”

Tirona Fanatics
1.09.2015

S'KA KOMENTE

Comments are closed.