Titulli, korçarët kanë kalendarin më të vështirë në letër

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Rezultatet e javës së fundit të fazës së tretë konfirmuan Kukësin dhe Partizanin në krye të klasifikimit të Superiores, si pretendentët kryesorë për titullin, ndërsa Skënderbeu me humbjen që mori ndaj të kuqve, i ka ulur ndjeshëm shanset për t’u shpallur për herë të shtatë radhazi kampion i Shqipërisë. Me 5 pikë më pak, por dhe me një kalendar aspak të favorshëm, korcarët duhet të jenë thjesht perfektë në ndeshjet e mbetura për të rikuperuar 5 pikë ndaj dy rivalëve të kreut. Në fakt, sfidat e fazës së katërt në pamje të parë favorizojnë më shumë Kukësin, edhe pse ndeshjen direkte me Partizanin verlindorët e kanë në transfertë.

Sfidat më delikate të verilindorëve në këtë fazë janë: transferta me Teutën në javën e 29-të, përballja direkte me të kuqtë në javën e 32-të në Selman Stërmasi dhe dy ndeshjet e fundit me Skënderbeun në “Zeqir Ymeri” dhe me Luftëtarin në Gjirokastër, sigursht nëse skuadra e Milinkovic do të jetë ende në garë për vendin e katërt, për një vend në Europa League. Mjaft e vështirë le letër konsiderohet edhe takimi i javës së 33-të me Flamurtarin, por në “Zeqir Ymeri” Kukësi gjithmonë ka marrë maksimumin ndaj vlonjatëve.

Për Partizanin shkalla më e lartë e vështirësisë mendohet të jetë në transfertë me Vllazninë në javën e 30-të, derbi me Tiranën në javën e 31-të për të ardhur më pas te përlasja me Kukësin në ndeshjen pasardhëse. Shumë e vështirë konsiderohet edhe transferta me Flamurtarin në javën e 34-rt, ndërsa në javën e fundit skuadra e Starovës luan me Skënderbeun në Korcë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.