Tjetër humbje për Kombëtaren Femra U19

0
SHPËRNDAJE

Furboll Femra

Skoci U19 – Shqipëri U19 4-2

Golat: Tweedie 9′, Howat 20′, Hanson 41′, Boyce 75’/ Franja 25′, Gjegji 45+3

Kombëtarja e Femrave U19 ka marrë një tjetër humbje në eliminatoret e Europianit, këtë rradhë përballë Skocisë. Pavarësisht kësaj humbje, ekipi ka treguar një lojë më të mirë teksa ka arritur edhe të shënojë dy gola. Pas një pjese të parë mjaft të mirë ku shënuan edhe dy gola, por pavarësisht kësaj vajzat e Kombëtares e mbyllën në disavantazh me rezultatin 3-2. Pjesa e dytë nuk solli ndryshime, teksa vajzat e drejtuara nga Nevil Dede pësuan edhe një gol tjetër për t’a mbyllur ndeshjen me rezultatin 4-2. Golat për ekipin tonë u shënuan nga Franja dhe Gjegji në pjesën e parë. Kombëtarja e Femrave U19 mban vendin e fundit në grupin 11 me 0 pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.