Tjetër incident i rëndë në Kupën e Afrikës

0
SHPËRNDAJE

511431_640x360Në Kenia, ndeshja kundër Guinea-Bisaos, e vlefshme për Kupën e Afrikës, u ndërpre për të pakten 30 minuta dhe u desh ndërhyrja e policisë që hapi zjarr me gaz lotsjellës për të rivendosur një farë qetësie në stadium. Tifozët vendas kenianë hodhën fishekzjarre dhe sende të forta drejt stolit të Guineas pasi këta të fundit shënuan një gol të diskutueshëm që u akordua nga gjyqtari i lojës, gol që i dha fitoren 0-1 Guineas.

Me këtë humbje, Kenia nuk ka më shpresë për tu kualifikuar. Ende nuk dihet numri i të plagosurve pas këtij incidenti. Vetëm pak ditë më parë, vdiqën 2 vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë në Marok pas përplasjeve të dhunshme mes tifozerive rivale, ndërsa po në kupën e Afrikës, një stadium në Nigeri u mbush dyfish sa kapaciteti i tij duke rrezikuar një fatkeqësi të përmasave katastrofike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.