Tjetër marrëveshje për shkëmbim gjyqtarësh, tashmë me Luksemburgun

0
SHPËRNDAJE
loading...

Pas marëveshjes me Federatën e Maltës për shkëmbim të gjyqtarëve dhe për rrjedhojë edhe të vendosjes në zbatim të saj, së fundmi është arritur një akord bashkëpunimi mes Federatës së Futbollit tonë dhe Federatës së Luksemburgut për shkëmbim të arbitrave në ndeshje të ndryshme, si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në atë luksemburgas.

Marrëveshja pritet të nisë menjëherë fundjavën e ardhëshme në datë 22 prill ku prej Luksemburgut do të vijnë trupat e arbitrave për gjykim në ndeshjet e kampionatit shqiptar, aty ku dhe Sektori i Garave do të vendosë se në cilën, apo cilat ndeshje do të nevojiten treshet e huaja në gjykim (në rastin konkret ato të Luksemburgut), si në Kategorinë Superiore, ashtu edhe në atë të Parë.

Po kështu, edhe gjyqtarët shqiptarë do të jenë sipas kërkesës së Federatës përkatëse në takimet e kampionatit atje në Luksemburg. Po kështu edhe kurset dhe klinikat e trajnimit mes gjyqtarëve të të dy vendeve janë pjesë e bashkëpunimit mes dy federatave. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.