Tjetër skandal në FIFA, hetohen Blatter dhe Platini

0
SHPËRNDAJE

blatterPër Sep Blatter nuk kanë të sosur telashet pasi Prokuroria e Zvicrës ka hapur një procedim penal ndaj kreut të FIFA-s. Zvicerani dyshohet për keqmenaxhim pasi në 2011 ka paguar në mënyrë të dyshimtë 2 milionë euro në favour të Michel Platini, për një punë të kryer midis viteve 1999-2001. Platini gjithashtu është marrë në pyetje dhe deklaroi për mediat se ka sqaruar gjithçka me autoritetet zvicerane. Ndërkohë hetimet vazhdojnë dhe nuk dihet cili do të jetë përfundimi i tyre apo masat që do të merren ndaj Sep Blatter dhe Michel Platini nëse vërtetohet se kanë kryer shkelje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.