Tjetër tragjedi në futboll, 30 futbollistë dhe tifozë humbin jetën

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Pas tragjedisë me skuadrën e Chapocoenses, futbolli tronditet sërish. 30 futbollistë dhe tifozë kanë humbur jetën pasi po udhëtonin në një liqen në Uganda, por varka e tyre është përmbysur.

Sipas mediave ndërkombëtare, raportohet se 45 persona ishin nisur të kalonin liqenin Albert kur një varkë është përmbysur. Nga kjo tragjedi vetëm 15 veta kanë arritur të mbijetojnë. Policia ka nisur kërkimin e trupave dhe nxjerrjen e tyre në breg.
Sipas “AFP” shumica e lojtarëve kishin hipur të dehur në atë varkë. Lojtarët e Bulisës ishin duke shkuar në një ndeshje që do të zhvillohej një ditë pas Krishtlindjeve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.