Tjetër vdekje në fushë, këtë herë pas goditjes nga kundërshtari (video)

0
SHPËRNDAJE

Eshtë Argjentina që bëhet përsëri arenë e dhunës në një ndeshje futbolli ku për pasojë gjeti fatkeqësisht vdekjen 24 vjecari Michael Favre, baba i dy fëmijëve. Ishte fillimisht një përplasje në lojë e sipër mes dy lojtarëve, Favre dhe Geronimo Quintana. Ky i fundit goditet padashje nga Favre me gjunjë në kokë teksa rrëzohej në tokë.

Quintana ngrihet i nervozuar nga goditja por aty ndërhyn një tjetër lojtar që godet me bërryl Favren e ky i fundit bie për të dytën herë në tokë. Më pas ngrihet prapë por duket që nuk është në rregull dhe e dërgojnë menjëherë në spital ku me të mbërritur ndërron jetë.

Federata Argjentinase lëshoi një deklaratë të shpejtë ku shprehej keqardhja për incidentin ndërsa do të nisin edhe hetimet përkatëse.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.