Tomislav Bushiç: Kam 2 oferta dhe po pres edhe Flamurtarin.

0
SHPËRNDAJE
loading...


Tomislav Bushiç, golashënuesi më i mirë i Flamurtarit sezonin e shkuar, ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, teksa për momentin është lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata.

Në një prononcim të dhënë ai ka zbuluar se ka dy oferta nga Malajzia dhe për momentin kërkon të mendohet mirë për të vendosur për të ardhmen.

“Kam pasur oferta dhe dy më kryesoret janë nga dy klube në Malajzi. Do mendohem mirë para se të vendos. Nuk e mohoj që drejtuesit e Flamurtarit kanë ruajtur kontaktet me mua dhe më kanë treguar planet që kanë për sezonin tjetër. Do dëgjoj edhe ofertën e Flamurtarit dhe pastaj do vendos përfundimisht”.

“Jam profesionist dhe do firmos aty ku do më plotësohen kushtet. Në ditët e ardhshme mund të ketë diçka konkrete. Nuk dua të nxitohem. Çdo gjë është e hapur”, ka deklaruar Bushiç në “Panorama Sport”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU