Tomori nuk ndalet, fitues i Kategorisë së Dytë

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Dytë/ Ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Tomorit ndeshja finale e Kategorisë së dytë mes tyre dhe Shënkollit. Të dyja skuadrat ishin fituese në grupet e tyre respektive teksa sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë, por beratasit fituan finalen mes tyre me rezultatin 2-1.

Tomori me trofeun e Kategorisë së Dytë
Tomori me trofeun e Kategorisë së Dytë


Ndeshja që u zhvillua në “Qemal Stafa” ishte mjaft e hapur teksa Shënkolli kaloi i pari në avantazh në minutën e 30′ por një gol i vonë nga Tomori që barazoi shifrat në minutën e 88′ dhe një gol në shtesat e lojës i shpallën këta të fundit edhe fitues të kësaj Kategorie. Tomori rikthehet pas një sezoni në Kategorinë e Parë, teksa Shënkolli ngjitet për herë të parë në historinë e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.