Tomori zyrtarizon trajnerin e ri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

15037242_10154120862857517_9115015395017744897_n

Skuadra e Tomorit ka zyrtarizuar trajnerin e ri ditën e sotme.

Pas largimit të Bledar Sinellës, pankina e beratasve kishte mbetur vakante, por tashmë e ka edhe ajo “timonierin” e saj.

Ai do të jetë Gentjan Stojku, i cili ditën e sotme është prezantuar zyrtarisht edhe para ekipit.

Stojku zëvëndëson në këtë mënyrë Sinellën e dorëhequr pas debateve në skuadër, teksa emri i tij ishte më i lakuari në ditët e fundit.

Stojku eksperiencën e fundit si trajner e ka patur sezonin e kaluar tek Pogradeci. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.