Tomorri: “Big Luciano” do ndërtojë një ekip kampion

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Mark Juliano do të jetë goditja e madhe e Moggit në sezonin e ri. Lajmi gjatë ditës së djeshme është konfirmuar edhe nga një prej drejtuesve të Partizanit, Genc Tomorri, i cili është shprehur se “Big Luciano” po punon për të ndërtuar një ekip për titull.

“Arkitekt i merkatos është Moggi, kjo ka dy muaj. Moggi e njeh ekipin sepse ishte prezent në 5-6 ndeshje të kampionatit të kaluar, plus që ishte prezent në ndeshjet e Kupave të Europës.

E pa gjendjen e Partizanit dhe them që ai do të jetë arkitekti i Partizanit si me zgjedhjen e trajnerit, ashtu edhe me marrjen e lojtarëve. Moggi është një njohës i vjetër i menaxhimit, ai do e ketë kompetencën e plot që të ndërtojë një Partizan që të jemi për kampionë”, tha Tomorri për Super Sport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.