Tomorri mohon “çeshtje” Hoxha

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Drejtuesit i Partizanit Genc Tomorri flet për “supersport” për humbjen ndaj Lacit, dhe mohon “çeshtje” Alban Hoxha

Humbja me Lacin?
Tomorri:Nuk na vjen mirë. Zhgënjyem ne rezultat. Megjithatë ishte vetëm ndeshja e parë, objektivat nuk ndryshojnë dhe Partizani do të synojë titullin.Ajo që ndodhi ndaj Laçit ishte thjesht një aksident. Kjo është merkato më e mirë që klubi ka bërë krahasuar me vitet e tjera.

Tifozët por edhe opinioni presin debutimin e Edgar Çanit?

 Tomorri:Edgar Çani është pjesë e skuadrës dhe kjo mendohet të jetë java e tij. Megjithatë do të varet nga gjendja e futbollistit dhe nga stafi teknik.

Tomorri mohon “çeshtje” Hoxha flet dhe për mos aktivizimin e Bathes

Tomorri:Nuk ka çështje Hoxha, por mungesa e tij në fushë ishte një tregues se klubi i mëshon disiplinës. Përsa i takon mosaktivizimit të Bathës, po flasim vetëm për një ndeshje, në të cilën nuk luajtën as Malota e Krasniqi. Te Partizani ka 23 futbollistë, që janë të gjithë rëndësishëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU