Torassa dhe Ekuban, ju kujtohet lista e Moggi?!

0
SHPËRNDAJE
loading...

Mos e lexoni “Sport Ekspres” se shkruan që sulmuesin Agustin Torassa do të largohet… Mos e lexoni “Sport Ekspres” se thotë që sulmuesi Caleb Ekuban i ka mbyllur punët me Partizanin dhe se nuk vjen më…

Mos e lexoni dhe për shumë arsye të tjera…

Kështu pra, në këtë vend, sulmi i paprecedentë që iu bë gazetës “Sport Ekspres” u kalua me vetëm fyerje, sharje dhe, në fakt, ata që ishin në krye të klubit, menduan se vetëm kështu do të mund të shpëtonin nga një tjetër sezon ku në fund nuk fituan dot titullin, ku barazuan me Laçin, dhe nuk patën forcën për të mundur skuadrën e Kukësit.

Jemi thuajse në mes të qershorit dhe kur erdhi Luçiano Moggi këshilltar, gazeta “Sport Ekspres” shkruante për ndryshimet e mëdha në skuadër dhe përbërje, në një listë largimesh, sepse nuk bënin për këtë skuadër dhe kështu me radhë. Sot, të kuqtë kanë humbur mesfushorët Ylber Ramadani-Marko Cetkoviç dhe sulmuesit Agustin Torassa dhe Caleb Ekuban, ndërsa nuk do të ndalet asgjë këtu dhe do të vijojë me dëbimet e tjera, pasi kështu është vendosur.

A po, harruam edhe sulmuesin Mathiew Boniface, ylli që do të bënte karrierë te të kuqtë dhe që nuk di të stopojë topin. E pra, në shkurt thamë se ky lojtar nuk do të vazhdojë më, për të vetmin fakt se nuk bën dhe se erdhi këtu në Shqipëri për të futur disa para në xhep dhe kaq.

Nuk është se “Sport Ekspres” është e vërteta absolute, por nuk mund të bëjmë as rolin e hipokritit. Gazetari është ai që shkruan sipas asaj që ka dëgjuar, por edhe ka kuptuar nga biseda të ndryshme.

Eshtë ai që i futet shpesh edhe një logjikimi të thjeshtë.

Madje, për të vijuar më tej, trajneri Sulejman Starova ka qenë shumë pranë largimit dhe është ndjerë i lodhur, por gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim, shumë shpejt, atëherë kur sërish do të vijë një lajm që do të habisë të gjithë, por jo “Sport Ekspres”, që e shkruan, të jeni të sigurt për këtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU