Torino, Arlind Ajeti shënon dy herë, një tjetër autogol

0
SHPËRNDAJE

Sinisa Mihajloviç pati kurajon t’i besonte edhe pas atij gabimi në sfidën e Empolit dhe Arlind Ajeti ia shpërblen në mënyrën më të mirë edhe pse sigloi një tjetër autogol, të dytin në po kaq ndeshje. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare shënon golin e parë sezonal në Seria A vetëm pak ditë pas atij barazimi në transfertën toskane ku u bë protagonist me një gabim që lejoi Empolin të barazonte shifrat, por gjatë pjesës së dytë shënoi sërish në portën e tij.

23-vjeçari realizoi golin e dytë të sfidës Torino-Pescara që u mbyll me rezultatin 5-3.

Në minutën e 9′ të ndeshjes, Ajeti përfitoi nga rrëmuja në zonën e skuadrës së Peskarës, duke dyfishuar shifrat. Një gol me shumë peshë për mbrojtësin shqiptar, i cili rikthehet të buzëqeshë në ndeshjen e dytë si titullar në kampionat me Torinon.

Gjithsesi, nuk ishte e thënë që shtatlarti kuqezi të mos bëhej sërish protagonist pasi në minutën e 74′ shënoi golin e parë në portën e tij. Gjithsesi, kjo ndeshje nxorri në pah aftësitë e mbrojtësit 23-vjeçar që u aktivizua titullar për të dytën ndeshje rresht nga trajneri Mihajloviç.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” të Torinos kishte protagonist edhe një tjetër shqiptar, kapitenin e Pescara, Ledian Memushaj. Mesfushori i lindur në Vorë ishte shumë pranë golit në minutën e 70′, por u ndal nga traversa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.