Toronto “manita” Orlandos, Giovinco mposht Kaka

0
SHPËRNDAJE

imageMLS/ Dy ish yjet e Serie A që po luajnë në SHBA janë përballur me ekipet e tyre. Bëhet fjalë për Rikardo Kaka dhe Sebastian Giovinco që luajnë respektivisht me ekipet e Orlando City dhe Toronto. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Torontos përfundoi me rezultatin 5-0, duket i shkaktuar kështu një humbje me “manita” ekipit ku aktivizohet ish-mesfushori i Milanit. Ndërkohë ka qënë një ndeshje shumë e mirë për “milingonën atomike”.

imageGiovinco në këtë përballje ka shënuar golin e dytë të sfidës, një super gol nga goditja e dënimit, e cila vulosi thuajse praktikisht takimin. Kaka e la lojën pak minuta para se Altidore të shënonte dopietën e tij në “manitën” e Torontos. Një mbrëmje për t’u harruar kjo për fantazistin brazilian, por për Giovincon do të mbahet mend gjatë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.