Tosic nuk pendohet për tre gishtat në Elbasan

0
SHPËRNDAJE

sp-tosic_620x0
Dusko Tosic

Mbrojtësi serb, Dusko Tosic, ka pranuar se festimi me tre gishta gjatë fitores 2-0 të Serbisë ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena” kishte qenë një simbol nacionalist, ashtu siç e pohon se pikërisht ky festim po e detyron që të largohet nga skuadra e Besiktas.

“Po shkonte gjithçka vaj deri pas ndeshjes me Shqipërinë, pastaj gjithçka u përmbys. Isha titullar i padiskutueshëm, pastaj nuk isha as në stol. Tifozët nisën të më urrenin, më vërshëllenin kur bëja përgatitjet para ndeshjes, valëvisnin flamuj shqiptar… nuk ishte aspak lehtë. Kam heshtur dhe kam pritur për mundësinë time”, u shpreh Tosic.

Mirëpo, Tosic deklaroi për “Kurir” se sërish do të festonte njëjtë, pasi shqiptarët vazhdimisht po provokonin lojtarët serb në “Elbasan Arena”. “Nëse do të kthehesha në kohë, nuk do të ngurroja të festoja përsëri në atë mënyrë”, tha lojtari.

Tosic po kërkon që të rikthehet në kampionatin serb tek Crvna Zvezda, pasi është takuar edhe me drejtorin sportiv të kësaj skuadre, Zvezdan Terzic, që ka qenë së fundmi në Stamboll.

“Nuk i them jo Zvezdas, por problemi është se kam kontratë me Besiktas”, u shpreh Tosic.

/ Top Channel

S'KA KOMENTE

Comments are closed.