Totti nuk dëshiron të largohet nga Roma

0
SHPËRNDAJE

totti

Legjenda e Romës, Francesco Totti, i ka thënë drejtorit sportiv të klubit Walter Sabatini se nuk dëshiron të largohet nga kryeqyteti italian pas përfundimit të sezonit.

Sabatini ka treguar se e kishte pyetur italianin nëse dëshiron të pensionohet në fund të sezonit apo dëshiron të vazhdojë të luajë dhe Totti ishte përgjigjur se ndjehet si adoleshent dhe ëndërron të vazhdojë akoma.

“Ai ndjen se akoma mund të luajë. Ai ka dashuri si adoleshent për futbollin. Totti beson se teknika, dinamika dhe fiziku i tij mund të shtyjnë akoma karrierën e tij. Ai ka pasion të madh për futbollin”, ka thënë Sabatini për “Mediaset”.

Totti, që ka 23 vjet që luan për ekipin e parë të Romës, ka më shumë se 750 paraqitje për klubin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.