Totti “show”, Roma përmbys Torinon (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Serie A/
Pavarësisht viteve mbi supe apo kritikave nga trajneri Spalleti, Francesco Totti mbrëmjen e sotme ka treguar se mbetet ai kapiteni i kryeqytetit italian. Gladiatori verdhekuq edhe njëherë ka treguar se ende ka për t’i dhënë kësaj skuadre teksa mbrëmjen e sotme falë dopietës së tij, skuadra e Romës mori fitoren që i garanton vendin e tretë. Verdhekuqtë mposhtën Torinon në “Olimpico” me rezultatin 3-2 në një ndeshje të çmendur. imageMiqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të Bellotit me 11 metërsh, por Manolas në minutën e 66′ barazoi shifrat në 1-1. Martinez në minutën e 80′ kaloi sërish në avantazh Torinon, por asgjë nuk u mbyll këtu. Protagonisti kryesor i kësaj sfide do të bëhej Francesco Totti, edhe pse do të futej në fushë në minutën e 86′. Në të 87′ ai do të barazonte shifrat në 2-2, teksa në të 89′ kapiteni legjendar shënon edhe golin e fitores 3-2 duke bërë që stadiumi të shpërthejë, pasi Roma tashmë blindon vendin e tretë.

Ndërkohë Juventus ka arritur të marrë një fitore të thjeshtë duke mposhtur Lazion me rezultatin 3-0 në shtëpi. Ekipi i Allegrit tashmë shkon i qetë drejt titullit kampion. Nga ana tjetër Inter humbet në fushën e Genoas duke i thënë edhe lamtumirë ëndrës Champions League

Rezultatet në Serie A

Roma – Torino 3-2
Genoa – Inter 1-0
Juventus – Lazio 3-0
Chievo – Frosinone 5-1
Empoli – Verona 1-0
Udinese – Fiorentina 2-1
Palermo – Atalanta 2-2
Sassuolo – Sampdoria 0-0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.