Totti “vrapon” drejt sezonit të 24-t me Romën

0
SHPËRNDAJE

tottiKapiteni i Romës Francesco Totti nuk njeh kufij. Sulmuesi Italian është gati të nisë këtë vit sezonin e tij të 24-t te Roma edhe pse jo më si protagonist. Totti tashmë po mbush 39 vjeç dhe fiziku nuk ja lejon që të luajë titullar në çdo ndeshje. Për këtë arsye Garcia po mendon ta aktivizojë për të zëvëndësuar Dzekon apo për të zhbllokuar ndeshjet e vështira.

Kapitenit verdhekuq me shumë mundësi do të ofrohet rinovimi edhe për një vit tjetër dhe në atë rast do të barazonte rekordin e Maldinit me 25 sezone të luajtura me Milanin. Totti kërkon të thyejë dy rekorde, të shënojë 300 gola me Romën dhe i mungon vetëm 1 gol, dhe të luajë 100 ndeshje në Europë, aktualisht ka luajtur 95.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.