Tragjedi në Formula 1, shuhet Jules Bianchi

0
SHPËRNDAJE

imageFormula 1/ Një lajm tragjik ka tronditur botën e Formula 1. Piloti Jules Bianchi është ndarë nga jeta pasi qëndroi në koma për rreth 9 muaj. Piloti francez pësoi një aksident të rëndë në Çmimin e Madh të Japonisë, ku dëmtoi trurin. Gjendja e tij shëndetësore nuk pati asnjë përmirësim, deri ditën që ndodhi fatkeqësia. Në deklaratën e familjarëve të tij thuhej: “Jules luftoi deri në fund, ashtu siç ka bërë gjithmon, por sot luftës së tij i erdhi fundi.”

imageBianchi ishte pilot i skuderisë “Marussia” por më parë kishte garuar edhe për “Renault” dhe “Ferrari”. Një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur prej kohësh. Asnjë pilot nuk e kishte humbur jetën nga një aksident që prej aksidentit të pilotit brazilian Ayrton Senna.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.