Tragjedi në futboll, humb jetën portieri 20 vjeçar

0
SHPËRNDAJE

Një tjetër tragjedi godet botën e futbollit dhe atë të sportit. Ish-portieri i Sampdorias, Fabio Zuccheri ka humbur jetën gjatë një seance stërvitore që po zhvillonte me ekipin e tij, Sevegliano. 20 vjeçari ka qënë duke zhvilluar një seancë normale stërvitore, teksa papritur ka ndjerë një dhembje në gjoks dhe ka humbur ndjenjat duke u rrëzuar në tokë. Trajneri i portierëve ka ndërhyrë menjëherë duke i bërë masazh kardiak, por ka qënë e pamundur që ai të rikthehet sërisht në jetë.

Fabio Zuccheri
Fabio Zuccheri
Edhe mjekët e skuadrës kanë ndërhyrë menjëherë deri në mbërritjen e ambulancës, por asgjë nuk ka bërë të mundur që portieri i ri të shpëtojë. Këto ngjarje sa vinë e shtohen, dhe ende nuk po merret asnjë masë parandaluese.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.