Tragjedi në Itali, vdes në fushë lojtari i ri

0
SHPËRNDAJE

Bambino di 10 anni muore giocando a calcio a Quartu
Shkolla ku ndodhi tragjedia

Tragjedi në Cagliari. Vdes nën sytë e babait të tij, lojtari 10 vjeçar ndërsa po luante lojën e tij të dashur, futbollin. Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 19:30, teksa djali i quajtur Luca Puxeddu, po praktikonte në shkollën e  futbollit “San Francesco”. Kishte përfunduar seancën stërvitore me shokët, por po rrinte pak më shumë pas orarit të stërvitjes për të praktikuar gjuajtje drejt portës.

E ndërsa po bënte një gjysëm-roveshatë, Luca bie keqaz duke përplasur kokën në tokë, ngrihet në këmbë, thërret të jatin dhe bie sërish duke humbur ndjenjat. Babai i tij vrapon për ti dhënë ndihmën e shpejtë e po kështu edhe ambulanca, por pa rezultat. Tragjedia nuk u shmang dot dhe i gjithë ambjenti ku ndodhi, por edhe më gjerë në Itali, ndihet i tronditur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.