Tragjike, ndahet nga jeta piloti britanik Justin Wilson (video nga aksidenti)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tmp1440373927725
Justin Wilson

Ndërroi jetë në spital piloti Justin Wilson pas aksidentit të pësuar në një gare me makina në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara. Britaniku 37 vjeçar, pilot i skuadrës Andretti Autosport pësoi dëmtime të rënda në kokë të dielën në garën e kampionatit Indycar pasi u godit nga një copë e makinës së amerikanit Sage Karam dhe më pas përfundoi në murin rrethues.

“Nuk mund ta përshkruaj dhimbjen që ndjej në këto momente. Ishte vëllai im, miku më i mirë dhe modeli im. Ishte një kampion,” – tha përmes dëshpërimit i vëllai, Stefan Wilson.

Nuk pati dëmtime shumë të rënda nga ana tjetër amerikani Karam që u mjekua në një spital në Pensilvani. Pas goditjes së marrë, Wilson ra në koma dhe mbrëmë vonë u shpall i vdekur pasi mjekët nuk mundën të bënin më asgjë për të. Justin Wilson, garues në Formula Uno që nga viti 2003, lindi në Sheffield dhe la pas gruan Julia dhe dy vajza, Jane 7 dhe Jessica 5 vjeç.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.