Trajneri Berg i Legias: Na kënaq edhe një barazim

0
SHPËRNDAJE

bergOptimist, por edhe i përmbajtur është shfaqur në konferencën për shtyp në “Qemal Stafa”, Henning Berg, trajneri novegjez i Legia Varshavës. Ndoshta edhe sepse e di atë që e pret nesër përballë Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për turin e tertë eliminator të Europa League: “Kukësi ka një skuadër shumë të mirë. Jo më kot gjendet në turin e tretë eliminator, veçanërisht pas një kualifikimi të arritur në një kohë kur kishin humbur ndeshjen e parë.

 

“Kanë mjaft lojtarë cilësor në repartin mbrojtës, por edhe në sulm. Deri 3 muaj më parë nuk dija asgjë për Kukësinë, or tani di shumë më tepër. Ne duhet të japim më të mirën tonë, për të ecur përpara, sepse jemi të vetëdijshëm që na pret një takim i vështirë”, ka deklaruar trajneri i polakëve.

berg2
Berg gjate konferences per shtyp

A do të ishte i kënaqur me një barazim? “Natyrisht që po. Ndonëse objektivi ynë kryesor do të jetë të fitojmë. Por të mos harrojmë që në Tiranë do të luhet vetëm 90 minutëshi i parë. Na vjen mirë që do të përballemi me një kundërshtar të tilllë. Duhet të mbrohemi dhe të sulmojmë në mënyrë efikase”.

leg
Legia, gjate stervitjes se pasdites ne “Qemal Stafa”

I pyetur nëse temperatura e lartë do të ndikojë te lojë, tekniku është përgjigjur: “Edhe me Botosanin ishte po aq nxehtë. Jemi stërvitur në kushte të tilla edhe në Austri, kështu që jemi të përgatitur për këtë”.

legBerg ka zbuluar edhe një kuiriozitet: “Kam luajtur kundër Kombëtares shqiptare me Norvegjinë, por shumë vite më parë. Megjithatë nuk di asgjë për kampionatin shqiptar”.

leg2

 

https://www.youtube.com/watch?v=zR5DkefzDZQ

S'KA KOMENTE

Comments are closed.