Trajneri Daja i sigurtë: DO shkojmë larg në Europa League

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu / Trajneri bardhekuq ne prononcimin e tij përpara ndeshjes së mbrëmjes së sotme është shprehur opitmist për kalimin e turit. Sigurisht, Dajën e ka shqetësuar udhëtimi i gjatë ditën e djeshme dhe moszhvillimi i seancës së fundit stërvitore dje dje në mbrëmje, që u krye sot paradite.

Daja sot ndaj Sant Julia, ndeshje që sipas jush…
Kemi punuar shumë gjatë gjithë javës, qysh pas momentit që përfunduam edhe ndeshjen e pare, dhe mendoj se jemi plotësisht gati për një sfidë kthimi krejt ndryshe nga ajo e para, që e luajtëm në shtëpi dhe fituam 1-0.

Si ta kuptojmë këtë krejt ndryshe nga ndeshja e parë në shtëpi?
Një javë më parë ne fituam 1-0 dhe shumë pak u kënaqën me lojën që zhvilluam në fushën e lojës. Me këtë dua të them se sot do të jemi krejt ndryshe dhe besoj shumë që do të bindim në fushë, si me lojë, por edhe me rezultat.

Skënderbeu luan për goleadë ndaj Sant Julia në këtë ndeshje kthimi, pasi këtu kemi parasysh që edhe skuadra vendasve nuk ka çfarë të humbasë dhe do të hapet?
Së pari ne do të kërkojmë që të kualifikohemi, pasi në raunde të tilla ky është më i vlefshëm, kalimin në turin tjetër. Pastaj sa gola do të shënojmë kjo mbetet për t’u parë, por që do të rreshtoj në fushën e lojës një skuadër sulmuese kjo është e sigurtë.

Udhëtim i gjatë nga Shqipëria në Andorë, i lodhshëm për Skënderbeun, sa do të ndikojë?
Realisht ka qenë një udhëtim i lodhshëm, por që kur luan në transfertë duhet t’i marësh parasysh të gjitha. Kemi udhëtuar gjatë gjithë ditës dhe prandaj jemi një ditë para në Andorrë, në mënyrë që të enjten në mbrëmje të jemi 100% gati dhe të çlodhur, në mënyrë që ta përballojmë në mënyrën më të mirë këtë ndeshje kthimi.

Nga ana tjetër edhe Sant Julia është shprehur se do të kërkojë të bëjë ëndrrën realitet. I trembeni kundërshtarit?
Skuadrës vendase ashtu i takon të flasë, pasi vërtet nuk kanë se çfarë të humbasin dhe do të kërkojnë më të mirën, por ne jemi të përgatitur. Nuk mendoj aspak që mund të kenë më shumë forca se sa shfaqën në stadiumin “Skënderbeu” një javë më parë. Gjithsesi, ne e kemi studiuar tashmë kundërshtarin dhe e njohim Sant Julia, ndryshe nga ndeshja e pare, dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ta mbyllim sa më parë kualifkimin. Me këtë dua të them se do të kërkojmë të shënojmë sa më shpejt, ndryshe nga ndeshja e pare, kur vuajtëm shumë për t’i mbyllur llogaritë.

A mund të na thoni përsa i përket formacionit, cili do të jetë në fushën e lojës, i njëjti me një javë më parë?
Mund të them vetëm kaq, përsa i përket formacionit, teksa në fushë nga fillimi do të jenë ata lojtarë që kanë formën e tyre optimale dhe që i janë përgjigjur kërkesave të mia gjatë gjithë javës. Cili do të jetë në fushë, këtë do ta mësoni kur të nisë loja.

 

Daja, nga njëra anë do të luani ndaj Sant Julia dhe kualifikimi është thuajse realitet.A po mendoni për Kairatin?
Këtë pyetje ma keni bërë edhe përpara një jave dhe ju kam dhënë përgjigjen se do të mendojmë për Kairat vetëm kur të kualifikohemi. Me këtë dua të them se nga sot në mbrëmje, kur të kemi siguruar kalimin në raundin tjetër, do të fillojmë të mendojmë vetëm për kundërshtarin tjetër.

Me pak fjalë, Skënderbeu do të jetë në raundin e dytë, pas ndeshjes së mbrëmjes së sotme?
Unë mendoj që po dhe këtë mendim kanë edhe lojtarët, por gjithçka mund të ndodhë, pasi futbolli i tillë është. Gjithsesi, ne nuk duhet t’i lëmë asnjë mundësi kundërshtarit nga minuta e parë deri tek e fundit dhe ta mbyllim sa më shpejt kualifikimin.

Së fundi, cila do të jetë porosia e fundit e juaja për futbollistët?
Porositë nuk i jap ditën e ndeshjen, pasi i kam dhënë qysh më parë. Ata e dinë detyrën e tyre dhe pres më të mirën nga ky 90-minutësh, në mënyrë që të jemi gati më pas për ndeshjen e radhës dhe të tregojmë se këtë verë shkojmë larg.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.