Trajneri francez gjen pasëardhësin e Ksavit tek Barcelona

0
SHPËRNDAJE


Ish trajneri i Nantes dhe Real Sociedad Raynald Denoueix beson se Marco Verrati mund të jetë pasardhësi natyral i Xavi Hernandes tek zemra e mesfushës katalane

Italiani 24 vjeçar është pjesë qëndrore e mesfushës së PSG-së qysh nga viti 2012 kur ishte transferuar nga Pescara.

Verrati ka fituar Ligën e Parë në 4 sezonet që ka qenë në Parc des Princes, duke dëshmuar pozitën e tij si një nga mesfushorët më të mire në botë, shkruan minuta90.com.

Nesër Verrati do të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, dhe edhe pse ai do ta bëjë më të mirën për të fituar, sipas Denoueix ai do të ishte një shtesë fantastike në mesfushën e blaugranëve.

“Mesfusha e Barcelonës nuk ka qenë e njejta sepse janë disa futbollistë të pazëvendësueshëm si Xavi. Por një zëvendësim i denjë për të do të ishte Verrati, ai ka të njejtin stil si Xavi” kishte deklaruar trajneri francez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.