Trajneri Gjoka nuk ndalet me premtime

0
SHPËRNDAJE

 

2016-17 Austria Vienna - Kukesi 1-0Ende pa nisur mirë punën e tij, me disa lojtarë të grupit të vjetër ende pa kontrata, trajneri Ernest Gjoka, nuk ndalet me premtimet e tij.

Në fakt do të ishte më mirë t’ja linte gjithcka fushës, punës së tij dhe kohës, më pas të premtonte e fliste duke parë realitetin. Por mesa duket Gjoka e ka kuptuar se tek Kukësi duhet edhe pak makiazh mediatik, një dicka e tillë është e thjesht për ta mësuar duke parë edhe premtimet  e paraardhësve të tij në të kaluarën.

Do të jemi si Ferrari! Kukësi një makineri e rënd! Janë këto titujt bombastik të lëshuar nga Gjoka, por sigurisht si gjithnjë edhe kësaj here futbolli do të vendoset në fushën e blertë dhe jo në gazeta e televizione.

Në një intervist për sajtin zyrtar të klubit trajneri Gjoka ka analizuar gjendjen e skuadrës së tij dhe aspiratat e klubit verilindorë.

gjoka– Keni pak ditë që keni marrë drejtimin e ekipit, çfarë atmosfere keni gjetur në klub?
– Kam gjetur një atmosferë shumë mikpritëse, nga presidenti e deri tek i gjithë stafi. Kjo gjë më krijon një ndjenjë shumë pozitive.
– A jeni ambientuar me klubin dhe stafin?
– Po, jam i ambientuar plotësisht, saqë më duket sikur kam shumë kohë te Kukësi.
Keni vendosur piketat se ku do të ndryshojë ekipi dhe a i keni përcaktuar afrimet që do të bëni në merkato?
– Sigurisht që së bashku me stafin drejtues po punojmë shumë për të bërë disa afrime cilësore për t’ja bashkëngjitur grupit ekzistues, por për momentin nuk mund të jap detaje.
Sa larg mendoni se do të shkojë Kukësi këtë sezon?
– Një herë dua të kolaudoj grupin dhe mbasi ta ndërtojmë siç duhet do ta themi se sa larg. Një gjë duhet të dinë të gjithë; që “makineria Kukësi” do të jetë një “makineri e rëndë” për të shkuar sa më lart e sa më larg.

– A është fitimi i Superkupës objektivi i parë i Kukësit?
– Pse jo. Në futboll për trofe luhet dhe duhet të bëjmë çdo sakrificë për t’ia arritur qëllimit.
– Një përshëndetje për tifozët kuksianë…
– E para i falënderoj shumë për dashamirësinë që treguan në momentin e prezantimit tim, por ju them me bindje të plotë që unë do të bëj çdo sakrificë që ekipi i tyre i zemrës të jetë një ekip fitues, që tifozët tanë të ndihen shumë krenar dhe të respektuar. Jam besimplotë që sivjet po të jemi çdo çast një ekip, një fjalë, një tifozëri, do t’ia dalim të arrijmë objektivat madhorë që kemi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.