Trajneri i Izraelit, Levy: S’është vendimtare, barazimi rezultat i mirë

0
SHPËRNDAJE

14976842_1741530339506350_6834074848924542207_o

Nuk është një ndeshje vendimtare. Kështu e ka përcaktuar përballjen ndaj Shqipërisë trajneri i përfaqësueses së Izraelit, Elisha Levy. Tekniku pranoi se edhe barazimi është një rezultat mëse i kënaqshëm për ekipin e tij, ndërkohë kapiteni Zahavi deklaroi se lojtarët e Izraelit janë mësuar me masa të rrepta sigurie.

Izraeli ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërinë dhe renditjen momentale të grupit G dhe duket se për vendin e tretë dueli do të jetë mes kuqezinjve dhe bardhebluve. Megjithatë pavarësisht këtij fakti trajneri i kombëtares izraelite Elisha Levy nuk e sheh si vendimtare përballjen ndaj Shqipërisë, teksa shton se barazimi do të ishtë një rezultat mëse i pranueshëm për skuadrën e tij.

“Jemi me pikë të barabarta me Shqipërinë, por nuk mendoj se kjo sfidë do të jetë deçizive për fatin e të dy ekipeve në këto eliminatore, pasi ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Natyrisht e vlerësojmë shumë Kombëtaren Shqiptare sidomos pas Kampionatit Europian ku ata zhvilluan një paraqitje pozitive, dhe pa diskutim e kemi studiuar lojën e tyre. Sigurisht ne nisemi në çdo ndeshje me mendimin për të fituar, por nëse Shqipëria është e gatshme të ndajë një pikë me ne, e pranojmë me shumë kënaqësi. Do mundohemi të bëjmë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.”

Ndërkohë kapiteni i skuadrës izraelite, Eran Zahavi që nga publiku shqiptar njihet për aventurën e tij në klubin italian të Palermos ndalet tek masat e sigurisë duke evidentuar faktin se Kombëtarja e Izraelit është mësuar me atmosferë të ngjashme.

“Pa diskutim që bisedojmë me njëri tjetrin rreth masave të sigurisë, por detyra jonë është të përqëndrohemi në fushën e lojës. Natyrisht nuk është hera e parë që nuk na lejohet të dalim nga hoteli. Përsa i përket lojës time, e kuptoj që ndoshta tifozët presin më shumë gola nga unë, por rëndësi për mua ka fitorja e skuadrës dhe jo individi.”

Izraeli debuton në tokën shqiptare duke qenë se në të shkuarën Kombëtarja bardheblu dhe kuqezinjtë nuk janë përballuar ndonjëherë me njëra-tjetrën. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.