Trajneri i lezhjanëve Alban Bruka: Besëlidhja kockë e fortë

0
SHPËRNDAJE

Kupa e Shqipërisë / Trajneri i Besëlidhjes Alban Bruka ka folur pas fitores me Flamurtarin në emisionin “Gol pas Goli”.

“Të them të drejtën, ekipi i Vlorës ka lojtarë mjaft cilësorë. Ne kemi punuar gjithë kohën që të merrnim një rezultat pozitiv.

Kam një grup mjaft të mirë që po punon çdo ditë. Kemi edhe një ndeshje në fushën tonë, atje në Lezhë. Unë mendoj që jemi me një këmbë në turin tjetër. Po iu them që Besëlidhja është një kockë e fortë për çdo kundërshtar.
Ekipi është në hapat e duhur. Ne jemi shumë të vendosur për të shkuar më tej. Smajli është një lojtar që i duhet shumë Besëlidhjes”, përfundoi Bruka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.