Trajneri i ri mbërrin në Barcelonë

0
SHPËRNDAJE
loading...


Ernesto Valverde ka arritur në Barcelonë si një zëvendësues i Luis Enriques.

53-vjeçari u largua nga Bilbao të mërkurën pasdite dhe arriti në ora 1:30 në Nou Camp, transmeton portali arbresh.info. Valverde, i cili la detyrën e tij si trajner i Athletic Bilbaos javën e kaluar, është konfirmuar si trajner i ri i Barcelonës të hënën.

Pas një fluturimi rreth një ore, ish trajneri i Valencias u shfaq i buzëqeshur jashtë zyrave të klubit.

Valverde do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare, e cila ka opsionin për të vazhduar edhe për një sezon, të enjten në mëngjes para se të prezantohet zyrtarisht në Nou Camp.

Ai do të mbaj gjithashtu konferencën e tij të parë si trajner i “Blaugranëve” të enjten

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU