Trajneri i Rijekës: Roshi erdhi i dëmtuar

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Duket se transferimi i Odise Roshit në Kroaci ka ndezur mjaft polemika. Ditët e fundit trajneri i skuadrës kroate Rijeka, ku u transferua mesfushori fierak ka hedhur dyshimet se lojtari i kombëtares shqiptare ka shkuar i dëmtuar në ekipin e tij të ri. Ai akuzon ish ekipin e Roshit se e ka transferuar të dëmtuar lojtarin, i cili tashmë duhet të kalojë një periudhë rehabilitimi në Kroaci përpara se të zbresë ne fushë për të debutuar me ekipin e tij të ri. Nuk dihet se çfarë dëmtimi ka lojtari fierak, por pritet që ditët në vijim të qartësohet gjithçka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.